KORÇË- Një grua 72-vjeçare është gjetur e vdekur në një fshat të Korçës, në një tokë pranë fshatit Çiflig. Kanë qenë banorët e zonës që e kanë gjetur sot trupin e pajetë dhe kanë njoftuar policinë.
Policia ka arritur në vendin e ngjarjes për zbardhen e shkaqeve që i kanë sjellë vdekjen, ndërkohë që bëhet e ditur se gruaja është identifikuar nga familjarët si Donika Serani, 72 vjeçe nga fshati Çiflig dhe vuante nga skleroza. Ajo kishte 5 ditë që ishte larguar nga banesa e saj.
Trupi i viktimës mësohet se është gjetur sot pasdite nga kalimtarë të rastit në fshatin Çiflig, të cilët më pas kanë lajmëruar policinë.
Nga hetimet e para mësohet se nuk ka shenja dhune në trupin e viktimës dhe dyshohet se 72-vjeçarja ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com