Korçë, gjuetia e paligjshme po
çon drejt zhdukjes kafshët e egra

Korçë, gjuetia e paligjshme po<br />çon drejt zhdukjes kafshët e egra
Korçë - Masakrohet fauna në qarkun e Korcës dhe kjo si pasojë e gjuetisë së paligjshme në sezonin e shumimit të gjahut. Gjuetia ilegale dhe në kohë të papërshtatshme ka bërë që kafshët dhe shpendët që janë karakteristikë e rajonit juglindor si kaprolli, lepuri e egër si dhe thëllëza të shkojnë drejtë zhdukjes. Sipas kryetarit të shoqatës së gjuetarëve në Korçë, Sezai Shehu, masakrimi dhe zhdukja e gjahut është kthyer në një problem mjaft serioz për faunën e vendit tonë.

“Gjuetia në këtë sezon bën një dëm shumë të madh sepse nuk vret një individ të vetëm, por vret disa individë. Them disa individë sepse çdo kafshë, qoftë lepuri qoftë kaprolli ka për të pjellë, ka pjellë ose do të pjellë përsëri sidomos lepuri nuk pjell njëherë, por pjell disa herë gjatë pranverës, sjell afër shfarosjes.
 
Më e keqja është sepse nuk gjuhet thjesht me zagarë po gjuhet me drita natën që është një masakër e vërtetë”, tha Kryetar i Shoqatës së Gjyetarëve Korçë, Sezai Shehu.

Ai kërkon kontributin e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor dhe policisë për ndalimin e gjuetarëve të cilët mbajnë armë pa lejë dhe i përdorin për gjueti. 

Ndëkohë nga ana e Drejtorisë së Policisë Pyjore është pohuar se do të ketë kontrolle intensive sidomos në ato zona ku fauna është më me rrezik ndërsa nuk ka pranuar të japë të dhëna nëse ka patur apo jo ndalim të shtetasve që mbajnë armë gjahu pa leje në rajonin e Korcës.

(v.gj/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!