KORÇE - Gjykata e Faktit,Korcë ka dhënë masën e sigurisë ”Arrest me burg”për 26-vjeçarin, Nikolin Samara, i cili akuzohet për përdhunimin e 13-vjeçares M.G ngjarje e ndodhur në fshatin Mborje në 3 mars 2013.

Seanca gjyqësore, me kërkesë të Prokurorisë, është zhvilluar me dyer të mbyllura, për të shmangur, sipas organit të akuzës, bërjen publike të saj, ç'ka mund të ndikojë në hetim.

Gjatë zhvillimit të seancës, i pandehuri ka mohuar akuzën e ngritur, duke deklaruar se mes tij dhe të miturës kishte një lidhje prej 11 muajsh. Samara ka pohuar edhe njëherë faktet e deklaruara në polici pas arrestimit, se nuk e ka përdhunuar 13-vjeçaren por ka kryer marrëdhënie seksuale me dëshirën e saj.

Pasi janë parashtruar faktet dhe dëshmitë, Prokuroria ka kërkuar burg pa afat për Nikolin Samarën, ndërkohë që mbrojtja ka kërkuar masë më të butë. Sipas avokatit, Nevzat Tarelli, klienti i tij nuk e ka kryer veprën për të cilën akuzohet.

Në fund, trupi gjykues ka vendosur të lerë në burg Samarën për veprën penale të përdhunimit.

Ngjarja u regjistrua në fshatin Mborje të dielën e kaluar. Kanë qënë gjyshërit e të miturës që, pasi kanë vënë re mungesën e mbesës, kanë denoncuar në polici, e cila vuri në pranga 26-vjeçarin. Vetë vajza deklaroi më pas se është marrë me forcë dhe është përdhunuar gjatë gjithë natës, akuza këto që janë hedhur poshtë nga Nikolin Samara, që është shprehur më pas se e mitura flet kështu për shkak të frikës së prindërve.

Redaksia online

(ar.sh/shqiptarja.com)