KORÇË- Tentohet të grabitet në shtëpinë e tij, një tregtar floriri në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit, ku një person i maskuar dhe me armë është ngjitur në banesën e tregtarit Enver Mane, në katin e tretë të pallatit, duke qëlluar në drejtim të tij, për t’i marrë çantën me flori, e cila sipas të bijës, llogaritej me një vlerë monetare prej 300 mijë lekësh.

Ngjarja, e cila ka terrorizuar të gjithë banorët e pallatit, ka ndodhur rreth orës 07:30, kur tregëtari do të dilte nga shtëpia për në dyqanin e tij, ku kishte dhe pjesën tjetër të mallit. Fatmirësisht,  plumbat kanë devijuar, duke goditur në muret e pallatit, ndërkohë që familjarët shprehen se ndihen të pasigurtë.

Edlira Goreni, e bija e tregtarit Mane, tregon se është hera e parë që ndodh grabitje me maskë, ndërkohë që tentativa për të grabitur banesën ka patur dhe herë të tjera. Pasi ka shtënë me armë autori është larguar. Në vendin e ngjarjes kanë mbëritur univormat blu të qytetit, të cilat janë vënë në ndjekje të autorit.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)