TIRANË, 16 Shtator/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e së martës, në një banesë në Maliq, ku fatmirësisht nuk raportohen dëme në njerëz.
Burime nga Policia e Korçës bëjnë të ditur se në orët e para të mëngjesit të sotëm një granatë luftarake është hedhur në oborrin e një banese në qytetin e Maliqit, duke shkaktuar dëme materiale. Sipas policisë, banesa është e shtetasit G.K, i cili është marrë në pyetje, lidhur me konfliktet që ai mund të ketë, nga grupi hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes. Policia e mbërritur në vendgjarje po vlerëson dëmet materiale si dhe po punon intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve./m.m/








