Korçë- Një 59-vjeçar rezulton i humbur pa gjurmë prej pesë ditësh në Korçë.
Denoncimi është depozituar nga djali 32-vjeçar Sh.H., në Komisariat.
I riu ka dëshmuar se “prej datës 23.01.2025, ka humbur kontaktet me babanë e tij, shtetasin L. H., 59 vjeç”.
“Po punohet për gjetjen e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme”, tha sot (27 Janar) policia vendore.
Mbeten të panjohura rrethanat e zhdukjes së 59-vjeçarit dhe shkaqet e largimit nga banesa, teksa nuk jepen detaje të hollësishme rreth çështjes.