Bashkia e Korçës me vendim të Këshillit Bashkiak i ka dhënë titullin "Emblema e Artë e Qytetit", drejtorit të Programit për Forcimin e Drejtësisë në Shqipëri (JuST), John Carver, me motivacionin: "Për kontributin e tij në angazhimin dhe përkushtimin e rritjes së efiçencës dhe besimit së gjyqesorit shqiptar". Ceremonia e dorezimit të këtij titulli u organizua në ambientet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë kyebashkiaku Sotiraq Filo, Prefekti i Qarkut, Ardit Konomi dhe drejtues të tjerë të pushtetit lokal, si dhe përfaqësues të projektit "JuST".Në fjalën e tij kryebashkiaku Filo falenderoi drejtuesin e programit "JuST" për mbështetjen dhe asistencën që USAID i ka dhënë gjyqesorit në Shqipëri, në drejtim të përmirësimit të kushteve për zhvillimin e seancave gjyqësore në gjykatat shqiptare. Zoti Carver nga ana e tij u shpreh se ndihej mjaft mirënjohës për këtë vlerësim që iu bë nga Bashkia dhe qyteti i Korçës dhe theksoi se puna e tij do të vazhdojë edhe në të ardhmen. /ATSH/
/Shqiptarja.com








