Në momentin e kontrollit në banesën e 45 vjecarit nuk ndodhej askush, pasi Gugo jetonte i vetëm pas vdekjes së prindërve dhe divorcit nga bashkëshortja. Fqinjët tregojnë se Gugo jetonte në vështirësi ekonomike dhe banesa ishte e degraduar ndërsa përjashtojnë mundësinë që 45 vjeçari të merrej me kultivimin e lëndëve narkotike, por mund të ketë qenë dikush tjetër që i ka sjellë ato në banesën e tij.
Në momentin e kontrollit nga ana e policisë në banesë, Gugo ndodhej në një prej lokaleve të fshatit duke konsumuar alkool dhe sapo është sinjalizuar nga bashkëfshatarë se në banesën e tij kishte shkuar polici është larguar në drejtim të paditur. Blutë e Korçës janë duke kryer hetimet në lidhje me këtë rast dhe po tregohen mjaft të rezervuar përsa i përket informacioneve që japin për mediat.
Sekuestrimi i kësaj sasie kanabisi në Korçë vjen pas një ditë pas kapjes në Tepelenë të 655 kg kanabis. Lënda narkotike u gjet në Fushë-Dukaj të Tepelenës në banesën e shtetasit Delo Kordho dhe Zaman Kordho, babë e bir. Policia i ka arrestuar të dy, ndërsa ka shpallur në kërkim djalin tjetër të familjes Kordho.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO









