KORÇE - Policia e Korçës arreston 18-vjeçarin Marjo Gjergji Pajo, i cili aksidentoi për vdekje mbrëmjen e djeshme, dy gra, Sose Dëllinja, 48 vjeç dhe Kozeta Viso 58 vjeç në lagjen nr.10.  Ai nuk e ndali makinën, tip "Benz", me të cilën i goditi, por u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes dhe u zbulua pak minuta më pas vetëm prej targave të makinës, AA 084 GM.

Ndërkaq, përplasja ka qenë fatale për dy gratë e aksidentuara, të cilat kanë gjetur vdekjen menjëherë.

Policia që ka mbërritur në vendin e aksidentit, ka identifikuar autorin vetëm pak minuta më pas prej targës AA 084 GM. Në njoftimin e dërguar prej saj thuhet:

"Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Marjo Gjergji Pajo, 18 vjeç, banues në Korçë. Arrestimi i tij u bë në lagjen nr. 17 të qytetit pasi dyshohet se rreth orës 19.45, në lagjen nr. 10 Korçë, me automjetin tip "Benz" me targë AA 084 GM në pronësi të tij ka aksidentuar me pasojë vdekjen dy kalimtare, Sose Dëllinja, 48 vjeç dhe Kozeta Viso 58 vjeç."

aksident ne korce me logo

Lajmi u publikua dje (18.04.2014) dhe u përditësua sot.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)