Korçë, ktheu magazinën në laborator kanabisi dhe i vuri flakën kur erdhi policia, në kërkim 35-vjeçari! Arrestohet edhe pronari 65 vjeç

Korçë, ktheu magazinën në laborator kanabisi dhe i vuri flakën kur erdhi policia, në kërkim 35-vjeçari! Arrestohet edhe pronari 65 vjeç

Foto ilustruese

Një 65-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Korçë, ndërsa është shpallur në kërkim në 35-vjeçar, të  akuzuar për kultivim kanabisi.

Mësohet se është arrestuar Robert Naslazi, i cili ishte pronari i magazinës, ndërsa në kërkim është shpallur 35-vjeçari Vasil Xheli

Të dy këta persona kishin përshtatur magazinën për kultivim kanabisi, nëpërmjet llambave, duke vjedhur energjinë elektrike. 

Sipas Policisë, 35-vjeçari, kur ka konstatuar në afërsi të magazinës, që përdorej prej tij, shërbimet e Policisë, i ka vënë zjarrin ambienteve të brendshme të saj, me qëllim që të eliminonte provat materiale dhe është larguar nga vendngjarja, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar.  

Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinë, forcat e Policisë konstatuan vjedhje të energjisë elektrike dhe gjetën të montuara disa pajisje elektrike dhe hidraulike që dyshohet se mund të shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Nga këto struktura u procedua penalisht edhe shtetasi R. R., me detyrë përgjegjës i OSHEE-së, i cili dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke mos ushtruar kontroll në këtë magazinë.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Kultivuan bimë narkotike në fshatin Pllan, arrestohen 2 persona, në kërkim 1 tjetër! Sekuestrohen 4 armë, 4 kallëpe eksplozivi dhe municion luftarak

Tiranë/ Kultivuan bimë narkotike në fshatin Pllan, arrestohen 2 persona, në kërkim 1 tjetër! Sekuestrohen 4 armë, 4 kallëpe eksplozivi dhe municion luftarak