Korçë,LSI i nxori dënimin,Peleshi
shkarkon kreun e bordit të Kullimit

Korçë,LSI i nxori dënimin,Peleshi<br />shkarkon kreun e bordit të Kullimit<br /><br>
Pas denoncimit në Facebook nga deputeti i LSI, Endrit Braimllari se drejtori i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit për rajonin Korcë-Elbasan-Berat, rezulton fajtor me një vendim të formës së prerë, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi, vendosi largimin e tij të menjëhershëm nga detyra. 

Në një reagim për mediat, ministri Peleshi sqaron se Ministria e Bujqësisë nuk ka pasur dijeni për dënimin e Nexhip Merollit me burg nga gjykata e Korçës me akuzën e falsifikimit. 

"Qeveria e Shqiperisë s’ka pasur, s’ka dhe s’do të ketë asnjë lëkundje në mbrojtjen e pastertisë së figurës, së çdo zyrtari në varësinë e pushtetit ekzekutiv. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, falenderon dhe inkurajon çdokënd që hedh dritë mbi fakte të kësaj natyre, në funksion të moscënimit të figurës së zyrtarit të shtetit nga asnjë hije e të shkuarës në raport me ligjin", thuhet në reagimin e ministrit të Bujqësisë. 

Shkresa për emërimin e Nexhip Merollit si drejtor është firmosur nga ministri i Bujqësisë Niko Peleshi dhe mban datën 21 dhjetor 2017.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nedim Bajrami objektivi i klubit surprizë të Serie A, drejtori e ndjek në stadium

Nedim Bajrami objektivi i klubit surprizë të Serie A, drejtori e ndjek në stadium