KORÇË - Një grabitje më armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në periferi të qytetit të Korçës.

Agresorët, dy persona të maskuar dhe të armatosur, kanë dhunuar udhëtarët që ndodheshin në automjet. Ata i kanë dalë përpara makinës dhe pasi kanë kanosur personat që ndodheshin në të, i kanë grabitur si dhe kanë ushtruar dhunë ndaj tyre. Sikur të mos mjaftonte kjo, grabitësit kanë marrë edhe automjetin e janë larguar në drejtim të paditur.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në periferi të qytetit. Menjëherë pas raportimit, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe janë vënë në ndjekje të agresorëve.

Redaksia Online
m.p/shqiptarja.com