Korçë, mungesa e tregut bën që mollët të mbeten stok, prodhuesit: Po shesim nën kosto

Prodhimi i fermerëve të fshatrave të Korcës mbetet stok. Mungesa e tregut po i çon ata drejt falimentimit.

Tonelata të tëra mollesh të prodhuara në rrethin e Korcës kanë ngelur pa u shitur. I shqetësuar për faktin se prodhimi nuk po shitet dhe të shpërfillur nga qeveria, pasi askush nuk ju vjen në ndihmë, njëri nga fermerët e fshatit Goskovë ka treguar se mollët i shet nën kosto.

Situata akutuale është shumë e vështirë. Prodhim kemi shumë, fitime kemi pak. Nuk kemi ku t’i shesim.

Fermer

Fakti i falimentimit po pranohet edhe nga tregëtarët e pazarit të Korcës të cilët shprehen të indinjuar pasi shteti nuk interesohet për prodhimet e tyre.

Si prodhues nuk kemi ndihmë nga shteti dhe për këtë farat i marrim shtrenjë. Po ashtu edhe plehrat . Nuk na lë rehat as klima.

Fermer

Ku ta çojmë këtë mollë. Shteti të lidhë kontratë me ndonjë shtet tjetër. Ku ta shesim?

Fermer

Mungesa e tregut ka ekzistuar prej disa vitesh në fshatrat e rrethit të Korcës dhe ende nuk është gjetur asnjë zgjidhje. Të lënë në mëshirë të fatit, fermerët dhe tregëtarët apelojnë për ndihmë dukë kërkuar që qeveritarët të shohin nga afër gjendjen e tyre. 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • redi: 19/09/2018 17:49

    Fermeret kane te drejte te kerkojne ndihmen e shtetit , pra ministrise se bujqesise ,per shitjen e prodhimit .Eshte ministria ajo qe kordinon, lidhjen mes fermerit dhe bisnesit , sidomos ne eksportet e prodhimeve dhe perpunimit te tyre . Rruga kryesore per te mos pasur stok te frutave ne pergjithesi eshte industria agroperpunuese qe sot u eshte lene spontanitetit . Sikur qeveria te ndihmoje te rinjte per ngritjen e punishteve te vogla finacuarusht , per te prodhuar pije , recelna e marmelata qe dikur mbushnin tregun ,dhe shkonin dhe per eksport si priodhime shume cilesore . Kjo do rrise te ardhurat e ekonomise dhe punesimin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja