Korçë, nis edicioni i 7-të i MIK Festival! Inva Mula: Sjellim pas 70 vitesh operetën “Agimi”

Edicioni i 7-të i MIK Festival startoi në Korçë mbrëmjen e së enjtes ku interpretoi pianisti Red Radoja dhe vëllezërit artistë nga Maqedonia e Veriut,  George dhe Jordan Petrushevski.

George Petrushevski: "Është një nder i madh dhe jam shumë i entuziazmuar për këtë event. Falenderoj Invën për këtë ftesë që na bëri dhe shpresoj se do të bëjmë një koncert të bukur e të paharruar. Ky program sot është pak a shumë i ndryshëm dhe spektakolar. Do të performojmë tre lloje të ndryshme muzikore, atë ndërkombëtare, shqiptare dhe maqedonase”.

Jordan Petrushevski: Si pianist jam shumë i lumtur dhe falenderues për këtë ftesë.. Do të performojmë muzikën tradicionale maqedonase, muzikën shqiptare dhe atë klasike ndërkombëtare. Eshtë e vështirë por në të njëjtën kohë shumë bukur të luaj bashkë me vëllain tim. Mendoj se ccdo vend ka muzikën e tij tradicionale, këngët maqedonase janë më specifike për shkak të ritmit. Kemi gjëra të përbashkëta por do të shohim se si do reagojë publiku gjatë koncertit.  

Organizatorja e festivalit sopranoja e njohur, Inva Mula tha se mbrëmjen e së premtes (12 Korrik) në skenën e Teatrit ‘Andon Zako Çajupi’ vjen opereta ‘Agimi’, një kryevepër 70-vjeçare.

Më 13 korrik do te jete ne Drenovë koncerti gala “Inva e Friends” dhe nata finale me 14 korrik me koncertin ne oborrin e kishës së Shën Kollit në Voskopojë. Ky edicion, cileson Mula, do të jetë një festë e paharrueshme e diversitetit kulturor me pjesmarrjen e mbi 100 artistëve.

 

 

 

 

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Hapësirat publike në plazhe, sipas jush janë:



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë

Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë