KORÇË - Nis “thatësira” në qëndrën e dhurimit të gjakut në Spitalin Rajonal të Korcës. Dy muajt e verës duket të jenë edhe sezonet më problematike pasi numri i dhurueseve ulet ndjeshëm, bashkë me to ulen edhe dhurimet familjare që bëhen kryesisht nga të afërm e familjarë për pacientët që kryejnë operacione me planifikim.
Kërkesat për gjak gjatë këtyre dy muajve janë të mëdha për shkak të shtimit të numrit të aksidenteve, ndërsa dhurimet janë të uleta, madje më të uleta sesa në muajt dhe sezone të tjera të vitit.
Ndërkohe që janë bërë me dije autoritetet dhe Qëndra Kombëtare të Gjakut se me nisjen e muajit korrik ka më shumë kërkese për gjak sesa rezervat që ndodhen në bazë. Çdo vit, nga fillimi i muajit korrik e deri në fund të muajit gusht, spitali i Korçës gjendet në vështirësi për sigurimin e gjakut dhe faktorëve të tij.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com