KORCE-Pastruesja vjedh sende me vlerë që kapin shifrën e 10 milionë lekëve të vjetra. Kjo ka ndodhur në lagjen numër 5 të qytetit të Korcës, ku shtetasja L.Mujo, 40 vjece, e cila punonte si pastruese, ka vjedhur sende me vlerë dhe bizhuteri prej ari dhe argjendi, që kapin vlerën e 10 milionë lekëve të vjetra.

Denoncimi në polici është bërë nga 38 vjecarja me inicialet A. T, e cila e kishte punësuar 40 vjecaren si pastruese në banesën e saj. Uniformat blu kanë realizuar arrestimin në flagrancë të 40 vjecares L.Mujo, e cila tashmë akuzohet për veprën penale të vjedhjes.
(jd/shqiptarja.com)