Korçë-Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Vloçisht të Maliqit, në Korçë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se dyshohet paraprakisht që shkak i këtij zjarri të ketë qenë një shkëndijë elektrike.
Aktualisht zjarrfikësja e këtij qyteti është angazhuar për shuarjen e flakëve, të cilat vijojnë. Fatmirësisht në këto momente nuk raportohen dëme në njerëz.
Një grup hetimor është angazhuar për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes, por paraprakisht dyshohet që të ketë qenë një shkak një shkëndijë elektrike.
Zjarri vijon të jetë aktiv ndërsa, aktualisht nuk rrezikohet ndonjë objekt tjetër.