Korçë - Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr.3 të qytetit të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet e ditur se banesa është e pabanuar, por dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga një shkëndije elektrike si pasojë e amortizimi të shtëpisë. Zjarri rrezikoi edhe një banesë ngjitur por ndërhyrja e menjëhershme e shërbimit zjarrfikës bëri të munduar shuarjen e flakëve.
Policia ndërkohë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ndërsa paraprakisht dyshohet për një shkëndije elektrike.
Komento