Korçë, qarkullonte në qytet me armë zjarri pa leje, arrestohet 31 vjeçari (EMRI)

Korçë, qarkullonte në qytet me armë zjarri pa leje, arrestohet 31 vjeçari (EMRI)

Arma dhe sendet e sekuestruara

KORÇË- Arrestohet në flagrancë nga policia një person, i cili qarkullonte në qytet me armë zjarri pa leje, konkretisht: Teodor Grazhdani, 31 vjeç, banues në Korçë, (i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja me armë".)

Policia i sekustroi armën e zjarrit tip pistoletë, si edhe 7 fishekë luftarak. Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik që Policia ushtroi ndaj këtij personi në lagjen nr 14 Korçë, në afërsi të një lokali, në çantën e tij të supit, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip "pistoletë" me një krëhër të mbushur me 7 fishekë luftarakë, të cilat personi I lartëpërmendur i posedonte pa leje.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i policisë: 

Qarkullonte në qytet me armë zjarri pa leje, kapet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia. Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë, si edhe 7 fishekë luftarak.  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, gjatë ditës së sotme kanë vijuar me kontrollet për evidentimin dhe goditjen e çdo rasti që përbën vepër penale.

Në këtë kuadër është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i një shtetasi me preçedentë kriminal të mëparshëm i cili lëvizte në qytet me armë zjarri pa leje, konkretisht: 

Teodor Grazhdani, 31 vjeç, banues në Korçë, (i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja me armë" .

Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit fizik që Policia ushtroi ndaj këtij shtetasi në lagjen nr 14 Korçë, në afërsi të një lokali, në çantën e tij të supit iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë me një krëhër të mbushur me 7 fishekë luftarakë të cilat shtetasi i mësipërm i posedonte pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme bazuar në nenin 278/2 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë