Korçë, rifillon gjyqi për pikturat e
Mios, dëshmon ish-përgjegjësi

Korçë, rifillon gjyqi për pikturat e<br />Mios, dëshmon ish-përgjegjësi
KORÇE - Rifillon pas rreth 8 muajsh,  gjyqi ndaj njërit prej të akuzuarëve kryesorë për çështjen e zhdukjes së  64 pikturave nga fondi i Galerisë së arteve “Guri Madhi” në qytetin e Korçës. Pas përfundimit të gjykimit të ish-drejtorit Vladimir Topi në shkallën e parë të gjyqësorit duke e nxjerrë atë të pafajshëm ka filluar tashmë gjykimi për ish-përgjegjësin Sotiraq Xega. 

Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, Xega ka hedhur edhe njëherë të gjitha akuzat mbi ish-drejtorin Topi duke e ngarkuar me përgjegjësinë kryesore për zhdukjen e veprave ndërkohë që ka kërkuar të dëshmojnë drejtuesit e institucioneve  dhe ish-kryetarët e bashkive për përiudhën 10-vjeçare që Xega ka qënë në galeri.

Trupi gjykues e ka hedhur poshtë kërkesën e Xegës me arsyetimin se ish-drejtuesit e institucioneve nuk kanë qënë në periudhën e zhdukjes së pikturave.  Ndërkohë ka qënë organi i akuzës i cili ka parashtruar kërkesën për të dëshmuar në gjyqin e Xegës punonjësit e galerisë konkretisht Kristi Tona, Vasillaq Nico, Tatjana Caca dhe Moza Balli të cilët kanë dëshmuar gjithashtu edhe në gjyqin e ish-drejtorit Vladimir Topi.  

Gjykata e Korçës ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe e ka shtyrë seancën e radhës në datën 24 korrik 2013. Skandali i zhdukjes së 64 pikturve, 27 prej të cilave i përkisnin piktorit të popullit Vangjush Mio, nga fondi I Galerisë së arteve në qytetin e Korcës u zbulua në muajin korrik të vitit të kaluar. 

Redaksia online
(ar.sh.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

KFOR dhe Lista Serbe bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë

KFOR dhe Lista Serbe bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë