Korçë, shisnin ikona kishtare dhe monedha greke për 3 mijë euro, dy të arrestuar

Korçë, shisnin ikona kishtare dhe monedha greke për 3 mijë euro, dy të arrestuar

Ikonat e sekuestruara në Korçë

KORÇË-Dy persona janë arrestuar dhe një është proceduar në gjendje të lirë me akuzën e trafikut të veprave të artit dhe kulturës. Të arrestuar janë Beni Kosturi 49 vjeç dhe Nerald Karollari 30 vjeç, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë ndaj E.G, 27 vjeç, të gjithë banues në Korçë.

Ata u arrestuan, pasi ditën e djeshme nga kontrolli i ushtruar në lagjen nr 4, në banesën e Beni Kosturit u gjetën e sekuestruan 25 Ikona kishtare të përmasave të ndryshme si dhe 37 monedha metalike të huaja të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të vjedhura në Greqi.

Tre personat, sipas policisë dyshohet se këto objekte do t'i shisnin në këmbim të një shume prej 3000 Euro, me qëllim trafikimin e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës" parashikuar nga neni 138/a i Kodit Penal.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb