Korçë/ Shpërndanin kokainë në doza, arrestohen 4 persona, mes tyre një turk! Sekuestrohet 1 pistoletë, 57 gr kokainë dhe rreth 9 mijë euro

Korçë/ Shpërndanin kokainë në doza, arrestohen 4 persona, mes tyre një turk! Sekuestrohet 1 pistoletë, 57 gr kokainë dhe rreth 9 mijë euro

Paratë e sekuestruara

Korçë-Policia e Korçës ka arrestuar 4 persona, mes tyre një turk, pasi shpërndanin kokainë në doza.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në policinë e Korçës, pas informacionit të  marrë në rrugë operative  për disa persona nga Rrogozhina që udhëtonin në drejtim të Korçës për të cilët dyshohej se po transportonin lëndë narkotike, për një automjet me targa të huaja  që ishte i shpallur alert nga Interpol Roma, automjet me të cilin mund ta përdorin shtetasit që dyshoheshin për shpërndarje kokaine, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinimi”.

Në kuadër të operacionit në hyrje të qytetit të Korçës shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e dyshuar tip Benz me targa të huaja që drejtohej nga Ajet Desari, automjet në të cilin udhëtonin dhe tre shtetas të tjerë një person i cili është nga Turqia, një e mitur 17 vjeçe dhe një 34 vjeçar.

Policia ka sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë , 57 gramë kokainë, rreth 9000 euro, 5 aparate celularë, 3 pasaporta biometrike dhe një automjet.

‘Nga veprimet hetimore të kryera nga Specialistët  për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë,  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: Ajet Desari, 40 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprat  penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim dhe "Trafikimi i mjeteve motorike". Shtetasit turk Osman Çakir, 44 vjeç, për veprat penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve". Edison Xhani, 34 vjeç, banues në Rrogozhinë dhe një 17-vjeçare për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", e kryer në bashkëpunim’, njoftoi sot policia.

Policia ka proceduar penalisht dhe një person që dyshohet i implikuar në këtë veprimtari, G. K., 20 vjeç, banues në Rrogozhinë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" e kryer në bashkëpunim.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Ngrihet aktakuzë ndaj 13 personave për incidentin vdekjeprurës në Novi Sad

Ngrihet aktakuzë ndaj 13 personave për incidentin vdekjeprurës në Novi Sad