KORÇË- Zjarr në katin e katërt të një pallati në Korçë. Mësohet se shkak është bërë shpërthimi i një bombole gazi në lagjen nr.4 të Korçës. Mësohet se banesa ku ndodhi shpërthimi është në pronësi të Enver Docit, ndërsa në banesë kanë qenë gruaja dhe vajza e tij.
Ndërkohë që raportohet se nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Komento