QAFË THANË - Policia ka ndaluar një 25-vjeçar, M. Ç., i cili tentoi të ndihmonte një 20-vjeçar, A. B., (të dy nga Prrenjasi) të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, duke e fshehur në bagazhin e automjetit të tij. Gjatë kontrollit të automjetit tip "BMË", Policia gjeti shtetasin A. B., i cili ishte fshehur në bagazh.
Si rezultat i veprimeve hetimore, M. Ç. u arrestua në flagrancë për veprën penale "Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve", ndërsa A. B. u procedua në gjendje të lirë për veprën penale "Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror". Policia sekuestroi automjetin dhe dy aparate celularë
'Tentoi ta ndihmonte për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke e fshehur në bagazhin e automjetit, Policia vuri në pranga drejtuesin e automjetit dhe procedoi në gjendje të lirë një 20-vjeçar, që ishte fshehur në bagazhin e automjetit.
Sekuestrohet një automjet dhe 2 aparat celular.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë krahas masave për përballimin e fluksit me qëllim eliminimin e radhëve kanë intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit dhe në kufirin e gjelbër me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe kapjen e personave që shkelin ligjin.
Në këtë kuadër shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Qafë Thanë, në dalje kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin tip "BMW", që drejtohej nga shtetasi M. Ç. 25 vjeç, ku gjatë kontrollit, në bagazhin e këtij mjeti u gjet i fshehur shtetasi A. B., 20., i cili tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme,duke u fshehur në bagazhin e këtij automjetit.
Në përfundim të veprimeve hetimore u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç., 25 vjeç, banues në Prenjas, për veprën penale "Ndihma për kalimin të paligjshëm të kufijve", dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. B., 20 vjeç, banues në Prenjas, për veprën penale "Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror".'. njofton policia.