KORÇË - Trafiku i lëndëve narkotike ka çuar në pranga një 44-vjeçar nga Poliçani. Burime nga Policia e Korçës, thanë mëngjesin e sotëm se, kanë vënë në pranga Çlirim Ymerali, pasi ishte duke transportuar në kamionin e tij, 53.6 kilogramë kanabis sativa.
Të njëjtat burime thanë se, aksioni është zhvilluar ditën e djeshme, kur gjatë kontrollit në Pikën Kufitare të Kapshticës është kontrolluar mjeti me mjetin DAF (me trailer), me targa AA 141 BI.
Lënda narkotike kanabis sativa prej 53.692 kilogramë është gjetur e fshehur në gomën rezervë të trailerit. Pas arrestimit, policia ka sekuestruar si prova materiale, mjetin DAF, një aparat celular dhe 95 euro.
Ndaj 44-vjeçarit Ymerali është ngritur akuza e “trafikimit të lëndëve narkotike”, ndërsa dosja ndaj tij është dërguar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com