Korçë, tre persona vihen në pranga për vepra të ndryshime penale

Korçë, tre persona vihen në pranga për vepra të ndryshime penale

Policia e Korçës ka vënë në pranga ditën e sotme 3 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshime penale.

Në pranga është vënë J.M, 35 vjeç, banues në Korçë, pasi gjykata e ka dënuar me 5 vite e 4 muaj për "Trafikimi i narkotikëve, mbetur në tentativë" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

35-vjeçari, në vitin 2016 ka tentuar të trafikojë një sasi prej 11 kg e 400 kanabis sativa në Kapshticë, por sa është pikasur nga policia është larguar me shpejtësi, duke mos iu bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe ka braktisur mjetin e tij brenda të cilit ishte fshehur sasia e lëndës narkotike, në fshatin Vishocicë.

Ai është arrestuar më pas, në aksin rrugor Korçë-Maliq, ku gjatë kontrollit i është gjetur edhe lënda narkotike.

Po ashtu, blutë e Korçës ka vënë në pranga edhe 27-vjeçarin me iniciale A. N., pasi është dënuar me 4 muaj burg për  “Mashtrimi”.

Personi i tretë i arrestuar nga policia është 35-vjeçari me iniciale Th.D., i cili ishte në kërkim pasi ka përvetësuar një 58-vjeçari nga Korça, shumën prej 200.000 lekë me premtimin se do t'i siguronte këtij të fundit një vend pune pranë një institucioni, duke ndikuar në mënyrë të paligjshme tek drejtuesit e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur