Një i ri u arrestua nga policia e Korçës për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike. I arrestuari është Sandri Krasta.
Policia arrestoi edhe shokun e tij Armando Çallëku për “Moskallëzim krimi”. Policia sekuestroi një armë sportive, një krehër me municion pa leje dhe disa doza me lëndë narkotike kokainë.
Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve S. K. dhe A. Ç.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve sportive”, “Prodhimi e shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzim i krimit”.