Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës teksa kushëriri i tij, 28-vjeç do të hetohet në gjendje të lirë për ‘prodhim dhe shitje të narkotikëve’.

Gjatë kontrolleve në makinën që po lëviznin (31-vjeçari shofer), blutë gjetën një sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis.

Policia gjeti edhe një sasi tjetër kanabisi në shtëpinë e 28-vjeçarit.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

-------------------------------

Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë