KORÇË - Dy persona me maskë dhe armë zjarri kanë grabitur një prej kazinove të Korçës në orën 02:30 në lagjen nr.2 në Korçë. Sipas të dhënave dy të rinj me armë zjarri tip çifte gjahu kanë hyrë në ambientet e brendshme të kazinosë dhe duke përfituar nga momenti që personat e pranishëm kanë qenë duke luajtur kanë shkuar te kasa ku kanë marrë shumën prej 9 milionë lekësh të vjetra dhe janë larguar menjëherë.

Pas ngjarjes është sinjalizuar menjëherë policia e cila pasi ka marrë në kamerat e sigurisë ka konstatuar dy persona të maskuar me armë gjahu në duar kanë hyrë në ambientet e brendshme të kazinosë dhe kanë marrë një shumë lekësh. Menjëherë u ngrit grupi hetimor dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve.

kazino korce

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)