Policia e Korçës ka arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm  një 29-vjeçar, pasi është kapur duke tentuar të vjedhë një banesë.

Burime nga Policia e qytetit juglindor bëjne me dije se i arrestuari është shtetasi, Ertiol Lamçe, banues në Sheqeras- Korçë.  Arrestimi i tij u bë, pasi rreth orëve të mëngjesit u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhe banesën e shtetasit M.A. Hetimet vijojnë për zbardhur ngjarje të tjera ku i riu mund të jetë përfshirë.

Sa i takon vjedhjeve, Policia e Korçës bën të ditur se, në lagjen 13-Korçë është konstatuar vjedhja  e banesës së shtetasit  S.Xh, (emigrant në shtetin grek),  ku  dyshohet se autorët kanë marrë një televizor dhe një magnetofon. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Po ashtu, gjatë natës, në fshatin Boboshticë- Korçë, është vjedhur me thyerje një gjenerator në pronësi të shtetasit A.T, dhe disa vegla pune.
-Arrestime të tjera:

Gjatë 24-orëve të fundit Policia e Korçës ka bërë të mundur edhe një sere procedimesh të tjera. Kështu pasditen e të enjtes filloi proçedimi  dhe vazhdon puna për kapjen e shtetases E.J, vjeç 30, banuese në Korçë, pasi ka braktisur vajzën e saj te mitur në banesen e ish-bashkëshortit. Materialet i kaluan Prokurorisë per vepren penale "Braktisja e fëmijve të mitur".

Po ashtu, Policia e qarkut juglindor ka filluar proçedim në gjendje të lirë për shtetasit Gj.Sh, vjeç 48,  banues në lagjen 7- Korçë, si  dhe për shtetasin I.Q, banues në lagjen 7- Korçë. Procedimi ndaj tyre u nis pasi dyshohet se keta shtetas kanë ndëryrë në sahatin matës të energjisë elektrike duke bërë të mundur vjedhjen e saj. Materialet I kaluan Prokurorisë. /ATSH/