Korçë, vodhën me dhunë të moshuarin, arrestohen 3 persona

Korçë, vodhën me dhunë të moshuarin, arrestohen 3 persona

Telefona dhe një sasi lekësh të sekuestruara nga policia

KORÇË- Ditën e sotme u arrestuan në flagrancë 3 persona, pasi vodhën me dhunë sendet me vlerë, një të moshuari në rrugë. Policia e Korçës pas kallëzimit penal nga i moshuari, ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e:

- Ilir Abazi, 42 vjeç, banues në Shkodër
- Fisnik Hajro, 64 vjeç, banues në Tiranë
-Tonin Nika, 65 vjeç, banues në Shkodër

Arrestimi i personave të lartpërmendur u bë, pasi mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, si edhe falë veprimeve të mirëkoordinuara, në lagjen nr 3, Bulevard “Fan Noli” në Korçë, këta persona janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur me dhunë, portofolin dhe një unazë floriri H.F, 91 vjeç, banues në Korçë. Po ashtu në cilësinë e provës materiale iu gjetën e sekuestruan :

Një automjet tip “BMW", tre aparate celularë, një shumë prej 35000 të dyshuara si të ardhura nga veprimtaria kriminale në fushën e vjedhjes me dhunë.

Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja me dhunë, kryer në bashkëpunim”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?