Korçë-Një 23-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi akuzohet se ka vjedhur targat e 5 automjeteve. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga është vendosur personi me inicialet D. V.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën 5 targat e vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Korçë/ Vodhi targat e 5 automjeteve, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari. Sekuestrohen targat e vjedhura, të cilat u gjetën në banesën e 23-vjeçarit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve, si rezultat i veprimeve hetimore dhe i informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur zbardhjen e 5 rasteve të vjedhjes së targave të automjeteve në pronësi të shtetasve të ndryshëm dhe identifikimin e autorit të dyshuar të këtyre rasteve.
Në vijim të veprimeve, autori i dyshuar, shtetasi D. V., 23 vjeç, banues në Korçë, u arrestua për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën 5 targat e vjedhura, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Komente











