Pablo Hazisllari ka rënë në pranga ditën e sotme nga policia e koracës. 23-vjeçari, dyshohet se më datë 24.10.2018, ka vjedhur brenda Xhamisë që ndodhet në lagjen 7 të Korçës një mikrofon që përdorej për fjalimet dhe shërbesa .
Policia e Korçës ka vënë në pranga gjithashtu një 18-vjeçar i cili është kapur në flagrancë teksa po tentonte të vidhte një mobilieri ne lagjen 9 në pronësi të G.Zh . Autori në fjalë dyshohet gjithashtu për grabitjen e një kopshti në lagjen 7 të Korçes të ndodhur më herët me datë 19.10.2018 . bëhet fjalë për shtetasin Ronaldo Mehmeti, banues në fshatin Moravë-Korçë
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme .