Fshati turistik i Dardhës një nga atraksionet kryesore të Korçës është veshur me petkun e bardhë. Hotelet e bujtinat këtë fundjavë pritën dhjetra të apasionuar pas turizmin malor. Jo vetëm shqiptarët por edhe turistët e huaj po shijojnë magjine e bardhë.
Dardha ofron mundësinë për të zhvilluar aktivitete sportive dimërore, ku më e preferuara është pista e skive. Këtu e gjejmë edhe pjesën më të madhe të turistëve.
Reshjet e dëborës po vazhdojnë me intensitet të lartë në zonën juglindore, ku në fshatin turistik të Dardhës, trashësia e dëborës ka arritur nga 10 deri në 15 cm dhe lëvizja e automjeteve është e mundur vetëm me goma dimërore.
Kompanite kontraktore po punojnë për pastrimin e dëborës dhe kriposjen në gjitha akset e qarkut të Korces, si Qafë-Thanë-Lin, Korçë-Ersekë (aksi i vjetër), Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë dhe Maliq-Lozhan-Moglicë.
Reshje e dëborës janë rikthyer dhe në Kukës, në lartësinë mbi 600 m. Akset rrugore vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe ngricave duke krijuar vështirësi në qarkullim. Konkretisht ka rrëshqitje gurësh në segmentet Ura e Topojanit- Shishtavec ,Kolosjan- Peshkopi, Shemri- Qaf Mali, Dragobi -Valbonë.
Po kështu nga reshjet e dëborës është përfshirë Rruga e Kombit në segmentin Fushë Dukagjin -Tunel i Kalimashit duke krijuar një shtresë 3 deri 5 cm.
Duke marrë shkas nga reshjet e dendura të dëborës në Rrugën e Kombit dhe në Bulqizë dhe në disa akse të tjera malore të vendit, Policia e Shtetit apelon që drejtuesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore. Subjektet kontraktore po bëjnë pastrimin e dëborës dhe hedhjen e kripës në rrugë.
'Policia apelon që drejtuesit e mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore', njofton policia.
Gati për të pritur turizmin e bardhë janë dhe fshatrat alpin në veri të vendit si Boga, Thethi, Tamara, Lëpusha dhe Vermoshi. Drejtoria e Rrugëve në Shkodër bën të ditur se është kryr kriposja në akset Hani i Hotit – Tamare – Vermosh dhe Boge-Theth. Reshjet e dëborës kanë përfshirë dhe Pukën e Fushë-Arrëzin ku trashësia shkon në 8 cm, por deri më tani nuk raportohen problematika. Rrugët janë të kalueshme, por këshillohet përdorimi i gomave dimërore.
Reshjet e dëborës mbuluan këtë të shtunë fshatin turistik të Fushë-Studen në Librazhd. Trashësia e dëborës është rreth 10 cm, ndërsa temperaturat zbritën në -2 gradë. Rruga po mirëmbahet, por nevojet përdorimi i zinxhirëve në disa segmente.
Ashtu siç pritej pas uljes së temperaturave, bora ka nisur edhe në qytetin e Korçës.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet që dëbora ka mbuluar të gjithë qytetin, duke zbardhur të gjitha rrugët dhe ndërtesat.
Ndërkohë, reshjet e dëborës po vazhdojnë me intensitet të lartë në zonën juglindore.
Në fshatin turistik të Dardhës, trashësia e dëborës ka arritur nga 10 deri në 15 cm, dhe lëvizja e automjeteve është e mundur vetëm me goma dimërore.
I gjithë territori i Qarkut Kukës, sidomos zonat malore vazhdojnë që të jenë të përfshira nga reshje shiu me intensitet mesatar dhe reshje bore në lartësi.
Sipas gazetarit të Report Tv, Benet Beqiri në Rrugën e Kombit, qarkullimi i mjeteve është i qarkullueshëm lehtësisht. Subjektet kontraktore po bëjnë pastrimin e dëborës dhe hedhjen e kripës në rrugë.
Edhe pse aktualisht të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht, për drejtuesit e mjeteve apelohet se duhet që të jenë të pajisur me goma dimërore gjatë qarkullimit në rrugët ku ka prezencë më të madhe të dëborës.
Në Dibër kanë nisur reshjet e dëborës, ku trashësia e borës në 'Kala të Dodës' ka shkuar 20 cm.
Burime për Report Tv, bëjnë me dije se mjetet borëpastruese janë në lëvizje për të mos lejuar rrugën që të bllokohet. Deri më tani nuk rraportohen problematika.
Duke marrë shkas nga reshjet e dendura të dëborës në Rrugën e Kombit, në Bulqizë dhe në disa akse të tjera malore të vendit, Policia e Shtetit apelon për kujdes të shtuar për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të bëjnë kujdes në lëvizje.
Policia apelon që drejtuesit e mjeteve të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.
'Policia apelon që drejtuesit e mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore', njofton policia.
Sipas policisë, firma koncesionare dhe ato kontraktore janë në terren në Rrugën e Kombit dhe në akset e tjera ku ka reshje dëbore dhe po vijojnë pa ndërprerje punën për pastrimin e rrugëve nga bora, për shpërndarjen e kripës. Deri në këto momente nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar.
Reshjet e borës kanë prekur një pjesë të mirë të akseve në qarkun e Shkodrës. Megjithatë siç bëjnë me dije autoritetet rrugore nuk paraqitet problem për qarkullimin e automjeteve.
Sakaq, bëhet apel për përdorimin e gomave dimërore për përdoruesit e automjeteve. Në akset rrugore janë në gatishmëri kompanitë kontraktore me mjete dhe punëtorë.
'* Nga DRV Shkoder informohemi se akset rrugore qe mbulon kjo drejtori janë të qarkullueshme. Në aksin Qafë Mali- Fierzë në mëngjes kanë filluar reshjet e deborës, por nuk paraqet problem për qarkullimin, për përdoruesit e automjeteve apelohet të përdorin goma dimërore. Kontraktorët janë në gatishmëri me mjete dhe punëtorë.
* Nga bashkia Shkodër , nuk raportohen probleme të EC.
* Nga bashkia Malësi e Madhe , nuk raportohen probleme të EC.
* Nga bashkia Vau Dejës , nuk raportohen probleme të EC.
* Në bashkinë Fushë Arrëz, vijojnë reshjet e dëborës, momentalisht trashësia e dëborës arrin rreth 6-8 cm. Rrugët janë të hapura dhe qarkullimi vijon pa probleme.
* Nga bashkia Pukë, nuk raportohen probleme të EC.', njofton DRV Shkodër.