Korçë- Një zjarr i fuqishëm i cili shpërthye në kufirin shqiptar-grek ditën e sotme, (11 Nëntor) është shuar.
Tymi dhe flakët u panë në zonën e Leskovikut. Zjarri u konstatua në vendin e quajtur Piramida 17.
Sipas informacioneve, zjarri nisi në territorin grek dhe u përhap në pjesën shqiptare, duke përfshirë rreth 200 metra.
Drejt vendngjarjes shkuan forcat e zjarrfikës së Kolonjës, forca policore dhe ato kufitare, si dhe ato të palës greke, të cilat pas disa orësh bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Mbetet i panjohur shkaku i zjarrit, nëse është i qëllimshëm apo aksidental, teksa janë djegur rreth 5 dynym me ferra, shkurre dhe barishte, ndërsa shpëtuan kurorat e pishave në zonën e zjarrit.
Zjarri i rënë pranë kufirit me Greqinë, në zonën pyjore të Leskovikut, në afërsi të piramidës 17 është fikur.
Zjarri preku sipërfaqe me shkurre në territorin tonë, ku u dogjën rreth 5 dynym me ferra, shkurre dhe barishte, ndërsa shpëtuan kurorat e pishave në zonën e zjarrit.
Për të bërë të mundur kufizimin e kësaj vatre deri në fikjen totale të saj punuan forcat zjarrfikëse të bashkisë Kolonjë, punonjës të policisë kufitare dhe shërbimit pyjor.