KORÇË- Një apartament në Korçë është përfshirë nga flakët. Pronarja e banesës, një 64-vjeçare është asfiksuar nga tymi dhe është dërguar menjëherë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:30 të 3 shkurtit në lagjen nr.8, Korçë. Ende nuk bëhen me dije shkaqet e zjarrit.
Ndërkohë, zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve dhe evakuimin e banorëve të tjerë.
“Më datë 03.02.2024, rreth orës 07:30, në lagjen nr.8, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases R. E., rreth 64 vjeçe, e cila u asfiksua nga tymi dhe u dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë që po evakuojnë banorët e tjerë të pallatit, si dhe shërbimet e zjarrfikëseve, të cilat po bëjnë shuarjen e zjarrit”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Report Tv sjell pamjet brenda apartamentit në Korçë që u përfshi nga flakët.
Siç shihet edhe në këto pamje dëmet materiale brenda na banesë janë të mëdha.
64-vjeçarja e asfiksuar është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore.