Zjarri përfshin një sipërfaqe në malin e Moravës, pjesë e fshatit të Dishnicës. Zjarri ka përfshirë fillimisht një sipërfaqe me shkurre por në afërsi ndodhet pylli dhe ka depërtuar edhe brenda tij.

Sipas informacioneve, zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa policia ka shoqëruar një person në komisariat.

Personi i shoqëruar dyshohet se e ka rast të përsëritur zjarrvënien, ndërsa mund të jetë me probleme të shëndetit mendor.

Për shkak të errësirës, ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është ndërprerë për momentin. Ndërhyrja do të rifillojë nesër në orën 05:30 të mëngjesit me forca të shtuara nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike dhe Drejtoria Pyjore e Bashkisë Korçë.


Lajmi kryesor:

Vijon zjarri në Dukat, rrezikoi Parkun e Llogarasë, mbyllet operacioni për shuarjen e vatrave, në ndihmë erdhi helikopteri i ushtrisë, 50 efektivë punuan në terren