Korçë, zyra e ndërmjetësimit
mundësi për zgjidhjen e konflikteve

Korçë, zyra e ndërmjetësimit<br />mundësi për zgjidhjen e konflikteve
KORCE- Zyra e ndërmjetësimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Korcës është një mundësi e mirë për zgjidhjen e konflikteve mes palëve përpara se të mbërrijnë në dyert e gjykatave.
 
Aktmarrëveshjet e nënshkruara në këtë zyrë kthehen në titull ekzekutiv nga Gjykata dhe janë ligjërisht të zbatueshme.
 
Sipas koordinatores pranë kësaj zyre, Keti Qirinxhi, zgjidhja e konflikteve të natyrave me karakter familjar, civil dhe penal ka më pak kosto në shpenzime dhe kohë kryesisht për palën humbëse.

“Qëllimi i procesit të ndërmjetësimit është të lehtësojë palët në proces për të arritur një zgjidhje të caktuar marrëveshje ose mosmarrëveshje me anë të vullnetit të tyre. Çështje të cilat referohen ose nga vetë palët, pra nga komuniteti, por edhe ato që referohen nga gjykata janë të natyrave të ndryshme. Janë jo vetëm çështje familjare, pra jo vetëm çështjet e divorcit”, tha Keti Qirinxhi.
 
Ndërkohë sipas avokatëve kjo praktikë nuk gjen zbatim të gjërë në të gjitha shtresat e shoqërisë.

“Mund të ndalem që vazhdon konflikti përsa i përket pensionit, sepse faktori ekonomik i ka çuar në divorc. Po prapë faktori ekonomik bëhet pengesë për ekzekutimin e masës së pensionit, gjë që ne ndodhemi përballë zyrave të përmbarimit, të cilat na thonë që nuk e ekzekutoj dot vendimin përsa i përket masës së pensionit sepse subjekti nuk ka një pullë fikse, nuk ka një të ardhur fikse”, Entela Dvorani.
 
Ndërkohë nuk mungojnë rastet në të cilat palët që kanë nëshkruar marrëveshjen pranë zyrës ndërmjetësimit nuk e zbatojnë atë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!