KORÇË - Një telefonatë e ardhur në policinë e Korçës, ka parandaluar vjedhjen në banesën e një emigranti. Ndërkohë policia njofton se në pranga ka rënë L. Sh., 35 vjeç, i cili po tentonte të kryente vjedhjen e banesës së emigrantit P.N.
Sipas policisë i arrestuari ishte i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhje". Ndërkohë materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Korçës.
Komento