Temperaturat nën zero gradë kanë prekur të gjithë vendin duke shkaktuar ngrica në rrugë. Në qarkun e Korçës vazhdojnë temperaturat e ulëta nga -6 gradë deri në -12 gradë. Autoritetet rrugore rekomandojnë përdorimin e gomave dimërore dhe kujdes në udhëtime.
Autoritete përkatëse lajmërojnë që gjatë natës nuk ka patur rreshje bore dhe probleme. Në zona të veçanta të segmentit rrugor Qafa e Qarrit -Ersekë , era ka sjellë deborë nga anët ne karexhatën e rrugës, duke krijuar kështu duma dëbore. Ndërkohë, po punohet për pastrimin e rrugës dhe kriposjen e këtyre segmenteve. Kushtëzuar nga temperaturat e ulëta është bërë nga kontraktoret kontrolli i akseve rrugore.
Në rrugën e Voskopojës është bërë kriposje pjesore/zonale. Ne akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka probleme dimërore në rrugë. Moti eshte I pjesërisht i kthjellët.
Lajmi kryesor: