KORÇË- Dy persona atë e bir janë arrestuar në flagrancë, pasi djalit iu gjet një sasi e vogël drogë dhe në shtëpinë e tyreu gjetën bimë të kultivuara të dyshuara kanabis. Personat janë D.L, 19 vjeç dhe Xh.L, 51 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh të Korçës.
Arrestimi i tyre u bë në makinën tip “Volkswagen”, në lagjen nr.17 dhe në banesën e tyre në fshat u gjetën bimët e kultivuara të dyshuar kanabis. Sipas policisë, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës të Parë Korçë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit” edhe ndaj kryetarit të fshatit N.S, 40 vjeç.