Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, e shoqëruar nga Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela zhvilluan paraditen e sotme një takim me Koordinatorët e Viktimave pranë prokurorisë në Pogradec.
Pas takimit Kim dhe Çela mbajtën një prononcim për mediat. Të dy shprehën mbështetjen ndaj Koordinatorëvë të Viktimave dhe vlerësuan rolin e tyre.
"Ky rol vitet e fundit është theksuar dhe nga marrë një mbështetje të madhe nga ambasada e SHBA. Takimi i fokusua në mbështetjen që duhet t'i japim dhe të mbrojmë më të dobëtit", tha kryeprokurori Olsian Çela.
Ndërkohë që për ambasadoren Yuri Kim koordinatorët luajnë një rol të rëndësishëm për reformën në drejtësi në Shqipëri.
"Ne donim të shihnim se si po ia bënin dhe nëse kishin nevojë për më shumë mbështetje. Në të gjitha rastet kur ka krime, viktimat duhet të marrin ata që i takon dhe shkelësit duhet të dënohen", tha Kim nga Pogradeci, ku refuzoi të bënte një koment në lidhje me votimin që pritet të bëhet pas 2 ditësh për shkarkimin e Metës.
"Sot unë dua vetëm të fokusohem te drejtësia", tha Kim.
Koordinatorët e Viktimave janë vendosur pranë Zyrave të Prokurorive në rrethe, nga Programi i Ndihmës dhe Trajnimit të Zhvillimit të Prokurorisë të Departamentit të Drejtësisë së SHBA, (OPDAT).