Lee Jae-yong numri dy kompanisë multinacionale, akuzohet se ka dhuruar donacione të paligjshme ish-presidentes Park nëpërmjet një kontraktuesi në mënyrë që të përfitonte mbështetje nga qeveria aziatike për të riorganizuar kompaninë ˝Samsung˝.
Ai është mbajtur në gjendje arresti që nga muaji shkurt.
Mbi të rëndojnë dhe akuzat e përvetësimit të fondeve dhe dhënies së dëshmisë së rremë.
Bashkë me të po gjykohen dhe katër zyrtarë të tjerë të Samsungut.
Policia koreanojugore ka ushtruar kontrolle në zyrat e kompanisë elektronike dhe ka konfiskuar të gjitha dokumentet që lidhin me shpërdorimin e detyrës së shefit të Samsungut dhe zyrtarëve të tjerë të kompanisë.
Ish-presidentja Park Geun-hye dha dorëheqjen pas skandalit të korrupsionit që lidhnin atë me bashkëpunëtoren e saj Choi Soon-sil.
Pretendohet se ish-presidentja ka favorizuar mikeshën e saj në rritjen e pasurisë nëpëmjet marrjes së favoreve të paligjshme financiare.
Në këtë skemë bënte pjesë dhe Lee Jae-yong.
Redaksia Online
d.v./shqiptarja.com