MELBOURNE- Koreja e Veriut deklaron se ka lëshuar një raketë me rreze të lartë , e cila ka vendosur satelitin në orbitë. Komanda e Shteteve të Bashkuara për Mbrojtjen e Hapësirës Ajrore ka thënë se sistemet amerikane kanë verifikuar se Koreja Veriore ka lëshuar objektin në orbitën e Tokës.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të vendit – KCNA raketa me rreze të lartë u lëshua rreth orës 01 e 49 të orës lokale. Raketa e cila hasi në kundërshtimin e opinionit ndërkombëtar dhe shihet si një test i ndaluar u nis nga bregu perëndimor i Koresë së Veriut.

Agjensia raporton se qëllimi është vendosja e një sateliti në orbitë pas dështimit të një prej raketave në prill ku vetëm dy minuta pas lëshimit të raketës, ajo u shpërbë dhe përfundoi në detin e Verdhë në perëndim të Seulit.

Lëshimi i raketës u dënua nga SHBA-ja, Koreja e Jugut, Japonia dhe Kombet e Bashkuara. Shtëpia e Bardhë u shpreh se është një veprim provokativ që kërcënon stabilitetin rajonal, ndërsa sekretari i Përgjitshëm Ban Ki-Moon tha se është një shkelje e qartë e rezolutës së OKB-së.

Ndërkohë Japonia ka kërkuar një takim urgjent me këshillin e sigurimit të OKB-së dhe ka të ngjarë që të rrisë tensionet edhe me fqinjët e Koresë së Veriut, ku në Korenë e Jugut priten të zhvillohen zgjedhjet presidenciale në 19 dhjetorin e ardhshëm.

Lufta e Koresë, ndërnmjet Koresë së Veriut dhe Jugut, filloi me 25 qershor 1950 dhe mbaroi me armëpushim në vitin 1953, por pa një trakatak paqeje dhe si rrjedhojë Koretë janë ende zyrtarisht në luftë.

(sg/shqiptarja.com)