Kore e Veriut, Pheniani ka kryer 
një tjetër test me raketë balistike 

Kore e Veriut, Pheniani ka kryer <br />një tjetër test me raketë balistike 
Koreja e Veriut ka kryer një tjetër test raketor, kësaj radhe me raketë balistike, vetëm një javë pas testit të fundit që u dënua nga ndërkombëtarët, të cilët kërcënuan me forcim të sanksioneve kundër Phenianit.

“Presidenti koreanojugor, Moon Jae In thërriti një mbledhje të Këshillit Kombëtar të Sigurisë si reagim kundër këtij testi të ri”, raporti agjencia koreanojugore “Yonhap”.

Sipas shtabit të përgjithshëm të forcave të përbashkëta koreanojugore, raketa e lëshuar drejt lindjes së Pukchang në provincën Phenianit Jugor, ende nuk është identifikuar.

Nga ana tjetër, një përgjegjës i Shtëpisë së Bardhë deklaroi nga Riadi, ku presidenti Trump ndodhet për një vizitë zyrtare, se bëhet fjalë për një raketë balistike me rreze të mesme e cila përshkroi një distancë prej 500 kilometrash.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024