Koreja e Veriut ka kryer një provë të re raketore ndërkontinentale gjatë së premtes, raporton Koreja e Jugut dhe Pentagoni.
Raketa arriti një lartësi prej rreth 3,000 km (1,865 milje) dhe ra në detin Japonez, tha transmetuesi kombëtar japonez NHK.
Testi i së premtes vjen tre javë pas testit të pare të raketave ndërkontinentale (ICBM) të Koresë së Veriut.
Në përgjigje, ushtria amerikane dhe ushtria e Koresë së Jugut zhvilluan një stërvitje të drejtpërdrejtë duke përdorur raketa sipërfaqësore, tha një zyrtar i mbrojtjes së SHBA.
Raketa e lëshuar nga Koreja e Veriut fluturoi më lart, dhe më shumë se raketa e lëshuar në fillim të korrikut, shprehen ekspertët amerikanë.
Xhefri Lewis, një ekspert bërthamor në Institutin Middlebury të Studimeve Ndërkombëtare në Kaliforni, tha se indikacionet fillestare treguan se raketa e fundit kishte një rreze prej rreth 10,000 km, aq larg sa për të goditur bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara dhe më gjerë.
Sekretari i Përgjithshëm i Kabinetit japonez Yoshihide Suga tha se raketa fluturoi për rreth 45 minuta - rreth gjashtë minuta më shumë se ICBM testuar në fillim të korrikut.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com