KORE E VERIUT - Ligjet e rrepta të diktaturës në Korenë e Veriut këtë radhe nuk kanë kursyer pa përfshirë direkt edhe liderin e këtij vendi. 

Hyon Song-wol, këngëtarja e njohur në vendin aziatik dhe ish- e dashura e liderit Kim Jong-un, thuhet se është ekzekutuar nga një skuadër pushkatimi me urdhër të forcave qeveritare. Kështu ka raportuar një gazetë e Koresë së Jugut.

Gazeta “Chosun Ilbo” shkruan se Hyon Song-wol ishte ndërmjet të pushkatuarve të tjerë, edhe ata artistë e balerinë, që u akuzuan për regjistrim dhe shpërndarje materialesh pornografike.

Madje disave prej tyre iu gjetën edhe disa kopje të Biblës, që për shtetin komunist është klasifikuar si krim politik . 

Kim Jong-un e kishte njohur këngëtaren, 10 vjet më parë, por raporti i tyre mori fund pasi babai i tij ishte kundër kësaj lidhje, ndërsa bashkëshortja aktuale e tij ka qënë dikur pjesë e Orkestrës Simfonike Kombëtare.

kim jong

kim jong
kim jong
 (Lideri korean Kim Jong-un me ish-të dashurën Hyon Song-wol)

Redaksia online
(Ludmilla Çenga/Shqiptarja.com)