KORE E JUGUT - Park Geun-hye do të jetë femra e parë presidente në Korenë e Jugut. Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura të mërkurën treguan se 60 vjecarja, kandidate e partisë në pushtet Saeunuri, fitoi me një diferencë të ngushtë ndaj kandidatit liberal demokrat Moon Jae-in. Park Geun-hye mori 50.1 % të votave ndërsa kandidati liberal demokrat mori 48.9 %.
“Një grua e zonja për presidente” ka qenë motoja e fushatës zgjedhore duke i premtuar elektoratit të saj se do rimëkëmbi ekonominë e vendit dhe do të luftoj në forcimin e marrdhënjeve me Korenë e Veriut. “Kjo është një fitore që do të ringjallë shpresën e njerëzve për një të ardhme sa më të mirë ," u tha ajo mbështetësve të saj në Seul pas rezultatit përfundimtar. Park do të zëvendësojë në krye të shtetit Lee Myung-Bak, i cili sipas kodit zgjedhor nuk mund të rikandidojë pas një mandati të parë 5 vjeçar.
Por ajo është hasur në shumë kritika pasi është vajza e një ish-gjenerali të njohur për krime lufte dhe abuzime me pushtetin disa dekada më parë, Park Chung-hee. Të dy kandidatët rivalë gjatë fushatës së tyre zgjedhore premtuan një sërë planesh për rritjen ekonomike në vend. Në klasifikimin e Forumit Botëror Ekonomik, Korea e Jugut renditet e 108 në listën prej 135 vendesh.
(Gre.M/sg/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com