SEUL - Dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së dy trenave në metronë e kryeqytetit të Koresë së Jugut, raportojnë agjensitë e huaja.
Sipas autoriteteve lokale, numri i të plagosurve nga aksidenti, është të paktën 170 persona, ndërsa deri më tani nuk raportohen viktima.
Një nga trenat është përplasur me pjesën e prapme të trenit tjetër, i cili kishte ndaluar mes stacioneve për shkak të një problemi mekanik në një nga linjat kryesore të metrosë së Seulit, raporton agjensia e lajmeve ‘Yonhap’.
Aksidenti vjen në një kohë kur kombi koreanojugor vazhdon të mbajtur zi për vdekjen e rreth 300 personave në tragjedinë ku u përmbyt një traget.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com