Korea e Veriut kërcënoi me kundërpërgjigje nëse Shtetet e Bashkuara kryejnë ushtrime të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut, duke thënë se stërvitjet do të dëmtonin përpjekjet e pajtimit në gadishull.
Uashingtoni do të fillojë zhvillimin e stërvitjeve të përbashkëta në fillim të prillit, tha këtë javë këshilltari i sigurisë presidenciale në Korenë e Jugut – e fundit në një sërë stërvitjesh, të cilat Veriu i ka përshkruar rregullisht si një kërcënim.
“Në qoftë se SHBA përfundimisht ushtron stërvitje të përbashkët ushtarake duke mbajtur sanksionet, Republika Popullore Demokratike e Koresë së Veriut do t’i kundërvihet SHBA-së me mënyrën e vet të kundërveprimit dhe SHBA-të do të përballet me të gjitha përgjegjësitë për pasojat që vijnë”, tha agjencia zyrtare e lajmeve e regjimit komunist KCNA.
Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com